Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka qëndruar për vizitë në Komunën e Ferizajt ku u takua me kryetarin Agim Aliu.

Nga aty Kurti edhe një herë ka bërë thirrje për të luftuar parandalimin e shpërndarjes së COVID-19, pasi sipas tij sistemi shëndetësor nuk është në nivel të kënaqshëm.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se masat duhet të vazhdohen në koordinim me ministrinë e shëndetësisë që lakorja e shpërndarjes së virusit të bie.

Kurti: Rrini në shtëpi, rrini në distancë, dhe rrini të pastër

 

“Qeveria në detyrë ka aprovuar një masë shumë të rëndësishme në formën e një pakoje emergjente fiskale. Ku kujdesemi për ata të cilët janë më të varfër dhe për ata që punojnë, në veçanti për ata që janë më të rrezikuar kur punojnë por edhe sa i përket bizneseve dhe pagave të punëtorëve, qiranë, garantimit të kredisë. Kemi parap arë edhe ndihmat për komunat pastaj për ndërmarrjet publike, te cilët kane problem me likuiditet, dhe gjithashtu për bujqësinë dhe kulturën e rininë e sportin në anën tjetër. Në javët e muajit prill duhet të përqendrohemi maksimalisht në tri udhëzimet kryesore që janë sa të thjeshta aq vendimtare. Rrini në shtëpi, rrini në distancë, dhe rrini të pastër”, deklaroi Kurti.

Sektori i shëndetësisë publike në vend, Kurti tha se nuk është në nivel të kënaqshëm. Për këtë, ai deklaroi se duhet të përqendrohemi në parandalim e jo shërim.

Ndërsa, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu tha se komuna e tij ka marrë masat e nevojshme, por se duhet vazhduar edhe me të tjera pasi që, siç tha ai, asnjëherë nuk janë ta mjaftueshme për ta luftuar koronavirusin.

Aliu: I kemi marrë të gjitha masat parandaluese

 

“Ne kemi marrë masa dhe do të vazhdojmë të marrim masa në vazhdimësi masa shtesë. Sepse konsiderojm ë që përballja do të jetë e vazhdueshme, deri atëherë kur konstatojmë që ka ikur kjo tashmë. Sigurisht se sot kur ne po flasim e kemi një situatë të mirë në komunën e ferizajt, por edhe në regjionin e Ferizajt sepse është regjioni me më së paku infektuar, me më së paku raste me covid-19. Kjo nuk duhet të na krijojë vetën e vetë kënaqësisë…si kryetar i komunës së Ferizajt më takonte që të kërkojë nga kryeministri që në kuadër të pakos mbështetëse të ketë një mundësi më të madhe jo vetëm për bizneset e Ferizajt, por gjithë Republikës se Kosovës që të mbështeten sa më fuqishëm në mënyrë që përballja të jetë më e lehtë tash deh pas pandemisë”, tha Aliu.

Aliu tha se deri më tani bizneset në komunën e Ferizajt, kanë qenë kontribuesit më të mëdhenj për arkën e shtetit.

Ndër të tjera, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ështe pyetur edhe për përfshirjen e gazetarëve dhe punonjësëve medial në pakon emergjente fiskale. Për këtë, u zotua se do të shohin mundësitë për te përfshirë edhe këta të fundit.

Kurti: Do t’i përfshijmë edhe gazetarët në pakon emergjente

 

“Pakoja jonë fiskale dhe emergjente është ciklike. Ne nuk kemi bërë pako për gjithë këtë vit, por është për ketë muaj dhe muajin tjetër, eventualisht edhe një më vonë. sepse shpresojmë që do të dalim nga kjo krizë. Pajtohem që duhet të adresojmë këtë çështje ne qeverinë në detyrë, me ministrin e financave dhe transfereve dhe të shohim që edhe ata që nuk i kemi përfshirë, siç janë punëtorët e pastrimit, shoferët e në këtë rast edhe gazetarët gjithashtu t’i përfshijnë”, deklaroi ai.

Kurti i shoqëruar me ministrin e Infrastrukturës, Lumir abdixhiku dhe ministren e Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi, sot ka vizituar edhe Lipjanin dhe Vitinë

Share.