Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot ka zhvilluar vizitë në komunën e Gjakovës, ku me te parën e kësaj komune, Ardian Gjini bisedua për masat dhe zbatimin e tyre për parandalimin e COVID19.
Kurti në këtë takim ishte i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministren e Arsimit, Hykmete Bajrami dhe atë të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi.
Kreu i qeverisë në detyrë nga Gjakova iu bëri thirrje qytetarëve për më shumë kujdes dhe pastërti individuale.
Me qëllim të parandalimit ai tha se secila komunë duhet të fokusohet në luftimin e kësaj pandemie globale.
Kurti: Qëndroni në shtëpi, mbanë distancën dhe higjienën
“E falënderova kryetarin Gjini për masat që ka ndërmarrë në mënyrë që kjo lakorja e COVID19 të spostohet sa më shumë në kohë dhe gjithashtu të jetë sa më e butë në përmasë meqenëse sektori i shëndetësis ë në Kosovë nuk është në nivel të kënaqshëm dhe si Kosovë në përgjithësi. Pra, të mbahet distanca fizike sa më shumë, sa më shumë të qëndrojnë në shtëpi, të dal vetëm kur të jetë e domosdoshme një anëtar familje për furnizim për ushqim dhe gjëra të nevojshme higjienike dhe ta ruajnë pastërtinë individuale. Ne e dimë që njerëzit kur dalin nga shtëpia bëjnë dush që të duken edhe më bukur jashtë, por tash jemi në kohën që duhet të bëjmë dush posa të kthehemi në shtëpi” u shpreh kryeministri në detyrë.
Kurse, kreu i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini tregoi se janë pajisur me materialet e nevojshme, por që kërkoi bashkëpunim në mes komunave me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Gjini: Kemi kërkuar më shumë pajisje, më shumë material
“Kemi kërkuar më shumë pajisje më shumë material, po vjen materiali besoj edhe nëpër komunat tjera. Ne e dimë që kërkesat ja në të mëdha por në këtë situatë duhet ta bëjmë maksimumin komuna e Gjakovës i ka marr masat e veta që janë të nevojshme por Kosova është një vend i vogël komunat nuk mund të jenë të izoluara jemi të lidhur mes vete edhe me gjeografi, gjak, territor e të gjitha aspektet kështu që Kosova ka nevojë për bashkëpunim në mes komunave”, tha ai.
I pari i Gjakovës tha se tregjet me vendim janë të mbyllura, dhe se është duke u ndjekur zingjiri i infektimit lidhur me personat që kanë pasur kontakt me dy personat që kanë rezultuar pozitiv me COVID19, të cilët kishin shitur fidanë në Rogovë dhe të cilët ishin nga komuna e Malishevës.
Gjini: Tregjet me vendim janë të mbyllura
“Tregjet me vendim janë të mbyllura unë kur e thash që disa njerëz duhet ta marrim më seriozisht për këta njerëz e pata, mesa unë di po ndiqen zingjirin e infeksionit shpresoj mos të kemi zingjirë të ri”, theksoi kreu i Gjakovës.
Kryeministri në detyrë vizitë sot vizituar edhe komunën e Klinës dhe Pejës, kurse për nesër ka paralajmëruar vizitë në Malishevë e cila është komuna me numrin më të madh të të infektuarve më COVID19./Tv Malisheva