Pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan në parim Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi iu kërkoi partive tjera parlamentare t’i japin propozimet e tyre për të votuar menjëherë gjatë ditës në lexim të dytë “rimëkëmbjen ekonomike”.

Gashi: Nëse keni vullnet kisha propozuar që brenda mundësive sot të thërrasim seancën dhe të përfundojmë

“Nëse keni vullnet kisha propozuar që brenda mundësive me qenë se gjitha partitë politike i kanë mundësitë e tyre për tu shtuar në këtë projektligj sot të thërrasim seancën dhe të përfundojmë nëse keni vullnet”, tha ai.

Por kjo u pa si e pamundur nga kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Osmani: Besoj ju i dini proceduarat, kjo seancë e jashtëzakonshme përfundon me kaq

“Besoj ju i dini proceduarat, kjo seancë e jashtëzakonshme përfundon me kaq”, tha ai.

Deputetët me 64 vota për votuan në parim Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike. /TV Malisheva

Share.