Grupi Parlamentar i LDK-së ka mbështetur Projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2020.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se buxheti është mirë i formuluar, ndërsa potencoi se vërejtjet që i kanë do t’i adresojnë për amendamenteve në komisionin përkatës.
Gashi: Mendojmë se buxheti është mirë i formuluar
“Grupi parlamentar i LDK-së e ka shqyrtuar projektbuxhetin e vitit 2020, duke marrë në konsideratë tash që jemi në gjysmën e muajit mars çështja mendoj që kërkon urgjencë dhe për këtë arsye ne si grup parlamentar mendojmë se buxheti është mirë i formuluar, ndërsa vërejtjet specifike që i kemi ose propozimet do t’i adresojmë nëpërmjet amendamenteve në komisionin përkatës”, tha ai.