Kryetari i Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, Shkodran Imeraj, me rastin e 21-vjetorit të Masakrës se Belegut nga forcat serbe, kërkon nga shteti i Kosovës të bëjë më shumë në argumentimin e gjenocidit që është kryer nga ana e Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës.
Postimi i plotë:
Në 21-vjetorin e Masakrës së Belegut të 29 e 30 mars të vitit 1999, kujtojmë gjithë ata të rënë në këtë masakër, të cilët u varë në mënyrat me çnjerëzore.
Belegu i Deçanit, është një nga vendet në Kosovë në të cilin është krye gjenocid kundër njëzimit nga ana e ushtrisë dhe policisë së rregullt serbe.
Në këtë 21 vjetor të Masakrës së Belegut të 29 e 30 mars të vitit 1999, drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare ka dështuar që të ve drejtësi për të rënët të gjenocidin e Belegut.
Belegu e shumë vende të tjera të Kos ovës, ku është kryer gjenocid kundër njëzimit, janë dëshmitë me të mira se sa e gjatë dhe sa e vështirë ishte luftë për lirin, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Shteti ynë duhet të beje edhe me shumë në argumentimin e gjenocidit që është kryer nga ana e shtetit, popullit dhe kishës serbe kundër shqiptarëve të Kosovës