Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj gjatë fjalimit të tij në seancën e mocionit të mosbesimit për rrëzim të qeverisë së Kosovës, tha se kjo qeveri çdo ditë e ka provokuar rrëzimin e saj.

Derisa apeloi që mos të rëndohet më shumë jeta e qytetarëve, deputeti nga radhët e Nismës tha se përplasja në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit, Hashim Thaçi ka qenë e panevojshme.

Sipas tij Kosova nuk mbrohet vetëm nga një individë.

Limaj: Qeveria e Kosovës çdo ditë e ka provokuar vetën me u rrëzua

“Është keq sot që në këtë situatë me e provokua rrëzimin e qeverisë nga vetë ju. Nga fillimi në fakt sidomos në muajin që thash qeveria e Kosovës pothuajse çdo dit e ka provokuar vetën me u rrëzua nga veprimet e saj dhe sot jemi këtu ku jemi. Nuk ka vend në botë që e rrëzon qeverin ë në situate të tilla, saktë veç nuk ka asnjë vend në botë që qeveria e rrëzon vetën në situata të tilla nga veprimet e veta. Mungesa e bashkëpunimit dhe lidershipit ka sjell këtu ku jemi sot.. Nuk ka me mbrojtur Kosovën një njeri, kurrë nuk e ka mbrojtur kurrë njeriu, një individ kurrë, dhe kurrë Kosova nuk ka me u mbrojtur prej asnjë partie politike dhe prej as një njeriu. O kemi me mbrojtur të gjithë ose kemi me dështua. Nëse nuk punojmë bashkë kemi me dështua, nëse mendojmë me I mbajt shpresat tek një individë kemi me dështua. Unë e kuptoj që duhet me fol për qytetarët apeli im është që mos t’ua rëndojmë më shumë jetën, t’i japim epilog kësaj teme dhe të gjejmë rrugë të koordinimit të aktivitetit tonë të përbashkët në temat nacionale që na presin”, theksoi Limaj.

Share.