Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron ka uruar Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti për formimin e Qeverisë.

Në letrën e urimit, Macron ka përmendur dialogun Kosovë-Serbi duke thënë se në kohët e fundit është bërë përparim në dialog e për çka shpreson që edhe Kurti të vazhdoj me dialogun në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Macron në letër urimi ka thënë se do të ishte i lumtur të priste në Paris Kurtin për të biseduar për temat e ndryshme.

“Ju dërgoj përshëndetjet e mia të sinqerta për formimin Qeverisë suaj dhe urimin tim për suksese të plotë në kryerjen e detyrave tuaja si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Duke votuar për listën që ju udhëhoqët gjatë zgjedhjeve të 14 shkurtit , shumica e votuesve që morën pjesë në votime shprehën dëshirën e tyre për ndryshim. Unë e di që ju synonin të realizonin zhvillimin ekonomik dhe shoqëro të Kosovës. këtu sigurisht që duhet shtuar lufta kundër pandemisë, e cila është një përparësi e menjëhershme, në kohën kur Kosova po preket rëndë dhe kur Bashkimi Evropian po mobilizohet për të ndihmuar vendet e rajonit për të përballur krizën shëndetësore dhe pasojat e saj. Unë dëshiroj t’iu siguroj për mbështetjen e Francës për të gjitha këto prioritetet, për të mirën e kosovarëve dhe për afrimin vendit tuaj me Evropën. Ky është një sfidë madhore, me të cilën do të duhet të përballeni. Në vitet e fundit është bërë përparim i rëndësishëm në dialogun që autoritetet kosovare kanë zhvilluar me Beogradin, nën kujdesin e Bashkimit Evropian. Shpresoj që ju të vazhdoni këtë dialog në mënyrë që të arrini një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme, e cila është një nga kushtet për afrimin evropian të Kosovës sikurse të Serbisë. Të jeni të sigurte se do të keni mbështetjen time të plotë unë do të isha i lumtur t’iu mirëprisja në Paris së shpejti për diskutuar rreth këtyre temave”, thuhet në letrën e Macron dërguar Kurtit. /TV Malisheva

Share.