Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë Veriore njofton se gjatë 24 orëve të fundit 860 personave u është dhënë vendim për izolim, derisa 199 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.

Policia ka kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim ku janë regjistruar dy shkelje të masës së izolimit-vetizolimit.

Nga MPB gjithashtu informojnë se 559 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës./AlsatM/

Share.