Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka demantuar lajmin se nënshkrimi për mocion mosbesimi të vajzës së tij, Marigonës do të shfrytëzohet për koalicion me PDK-në.

Sipas tij, Geci nuk do të votojë asnjëherë koalicionin me këtë parti.

Geci: Marigona Geci pro mocionit

“Unë e pyeta ajo tha se prononcimi i saj në media ka qenë ndryshe nga ajo që është thënë në media. Marigona është pro nënshkrimit të mocionit dhe shkarkimit të gjithë atyre që luan me LDK-në dhe ShBA-të dhe kundër një koalicioni me PDK-në. Do të thotë nënshkrimi i saj nuk mund të përdoret për një koalicion të mundshëm me partnerët më pastaj me PDK-në”, ka thënë ai.

Sipas tij, ShBA-të vendosin për Kosovën dhe se ata që kanë krijuar probleme politike nuk duhet të udhëheqin më me vendin.

Geci: Asnjë koalicion me PDK nuk e voton Marigona Geci

“Marigona Geci dhe gjithë familjaret kanë thënë se nuk e votojnë një koalicion me PDK-në dhe qëndrojmë prapa atyre dhe nuk e votojmë asnjëherë… mocioni mund t’i hap rrugë secilit koalicion, por mund të hap rrugë edhe për koalicion me AAK e Nismën.. tash a mjaftojnë numrat, një numër është kundër, i vajzës time… asnjë koalicion me PDK nuk e voton në asnjë formë”, ka shtuar ai.

Marigona Geci aktualisht gjendet në karantinë në shtëpin e familjes së saj në komunën e Vitisë

Share.