Sot ka mbërritur në Prishtinë dërgesa e dytë me furnizime e UNICEF-it që përfshin 1.5 ton pajisje profesionale mbrojtëse, 8.900 mantele kirurgjike, për ta mbështetur reagimin e sistemit shëndetësor në Kosovë ndaj pandemisë së koronavirusit të ri.
Që nga fillimi i përhapjes së kësaj sëmundjeje, UNICEF-i ka ofruar 36,200 dorëza, 33,600 maska kirurgjike, 2,700 maska me mbushje të dendur, 1000 kominoshe për mbrojtje, 17,860 mantele, 2,800 përparëse mbrojtëse si dhe 81 termometra infra-të kuqe klinike si mbështetje për reagimin e Kosovës ndaj pandemisë.
Dhjetë për qind e këtyre furnizimeve janë dorëzuar në Spitalin në Mitrovicën e Veriut dhe Graçanicë.
Mbështetja e sotme është mundësuar si pjesë e programit të UNICEF-it për Vizitat në Shtëpi që financohet nga Qeveria e Luksemburgut.
Gjatë katër vjetëve të kaluara, ky program e ka mbështetur shtrirjen e siste meve shëndetësore tek më shumë se 35,000 fëmijë dhe 15,000 gra shtatzëna.
Si reagim ndaj COVID-19, Zyra e Luksemburgut në partneritet me UNICEF-in do të vazhdojë të ofrojë pajisje personale mbrojtëse shtesë për punonjësit shëndetësorë të vijës së parë.
Dërgesat e tjera në kuadër të kësaj linje përfshijnë 40 koncentrues oksigjeni./ Tv Malisheva