Njëzet migrantë nga Lindja e Mesme u përpoqën t’i iknin sot policisë shqiptare si nëpër filma.

Në ndalesën në rrugën “Rinia” në Pogradec, ata e shfrytëzuan hapjen e derës nga një efektiv policie për të marrë arratinë nëpër qytet.

Skena ka ngjallur zemërim te banorët. Por fatmirësisht për policinë, Pogradeci ishte një qytet i panjohur për refugjatët dhe i vogël për t’u lejuar fshehjen.

Ndaj të 20 klandestinët mes tyre edhe një grua shtatzënë u zbuluan të shpërndarë në një rreze të vogël nga pika ku u larguan, të strehuar madje edhe në fast-foodet e qytetit.

Dhjetëra klandestine kapen çdo ditë në qarkun e Korçës ku kalojnë nga Greqia në Shqipëri për të shkuar drejt perëndimit. /TV Malisheva

Share.