Shtabi Komunal anti Covid 19 në komunën e Vushtrrisë ka konfirmuar përmes Facebook se në 24 orët e fundit është paraqitur një rast i dyshuar me koronavirus.
Personi i dyshuar me koronavirus është dërguar për trajtim në Klinikën Infektive në Prishtinë, ku priten rezultatet e analizës.
Postimi i plotë pa ndërhyrje
Njoftojmë qytetarët e Vushtrrisë që në 24 orët e fundit është paraqitur 1 rast i dyshuar për Coronavirus, i cili është vizituar nga shërbimi i Urgjencës i QKMF-së në shtëpinë e të dyshuarit/es dhe konfrom protokolit shëndetësor është dërguar në Klinikën Infektive të SHSUK, nga ku po presim rezultatet e analizave. Stafi shëndetësor i urgjencës së QKMF Vushtrri, ka kryer këtë shërbim duke ndërmarrë të gjitha masat profilaktike.
Ftojmë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.
#rriNshpi ruaje shëndetin