Gjatë 24 orëve të fundit, ne Maqedoninë e Veriut 67 persona janë arrestuar nga policia për shkak të shkeljes së orës policore, ndërsa ndaj disa të tjerëve policia pritet të marrë mësa.

Sa i përket ndalimit të lëvizjes, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 98 shkelje të orës policore në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 140 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim. Ndërsa me vendim shtetëror janë izoluar 109 persona, shkruan Alsat.

MBP njofton se nuk është evidentuar asnjë shkelje e masës për izolim-vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19./TV Malisheva

Share.