Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur një takim njoftues online me Frank Power, shef i zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë dhe anëtarë të Komisionit të Venecias.
Sipas komunikatës së Kuvendit, në takim është diskutuar nevoja e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe KE-së.
“Kryetarja Osmani ka thënë se Kosova është anëtare e Komisionit të Venecias, i cili gëzon respekt në vendin tonë. Më tej, ajo ka potencuar rolin e Komisionit të Venecias në ofrimin e opinioneve në lidhje me çështjet ligjore që trajtohen në institucionet e vendit. U diskutua edhe për çështjet ligjore, të cilat janë dërguar nga pala kosovare dhe të cilat aktualisht po trajtohen nga Komisioni i Venecias. Në takim kanë marrë pjesë edhe anëtarë të Komisionit të Venecias Antonio Henriques Gaspar (anëtar), Martin Kuier (anëtar zëvendësues), Cesare Pinelli (zv.anëtar), Silvia Grundmann (shefe e Institutit Demokratik dhe e Divizionit për të drejta të njeriut”, thuhet në njoftim./ Tv Malisheva