Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka thënë se po i dhuron 5 mijë në fondin e shtetit, në përkrahje të Kosovës në kohën kur po përballet me Covid19. Ky veprim i këngëtarit vjen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u bëri thirrje diasporës mbrëmë që të ndihmojnë Kosovën për tejkalimin e seancës, i cili edhe hapi një fond për mbledhjen e shumave.

Labinot Tahiri ka thënë se diaspora do të ndihmojë Kosovën me donacione gjatë kësaj kohe.

Tahiri ka shkruar sot ose nesër do t’i hedhin të hollat në emër të “Fondacionit Labinot Tahiri”.

Ky është shkrimi i Tahirit:

Mirëmëngjesi të dashur njerëz! Ne i dhurojmë 5000 € për fondin e shtetit dhe e pêrkrahim iniciativën e Kryeministrit Albin Kurti! Në humanizëm më ka ngritur populli, jo politikanët apo politika!

Sa i përket ndihmës së shtetit sipas kêrkesës së kryeministrit Kurti, q Diaspora ta ndihmojë Kosovën me donacione gjatë kësaj kohe sikurse ka ndihmuar shumë herë!

Ne e përkrahim Z Kurtin që ka ndërrmarē këtë iniciativê dhe do ti dhurojmë 5000 € për fondin e shtetit tim-tonë për këtë sfidë kombëtare! I nderuar z Kryeministêr, sot ose nesër i hedhim paratë tona si Fondacion “Labinot Tahiri”

Qytetarë të dashur Zoti ju ruajt gjithmonë edhe sot me këtë sfidë të madhe!

SHTETI DHE KOMBI MBI TË GJITHA. Me dashuri dhe shërbim për vendin , Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë./ Tv Malisheva

Share.