Partia Demokratike e Kosovës ka ftuar gjitha partitë parlamentare të votojnë pro propozimit të tyre për pakon emergjente, pasi sipas tyre adreson nevojat e qytetarëve në kohën me pandeminë COVID-19.

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, në një konferencë për medie theksoi se propozimi prej 320 milionë eurosh bazohet në burime të sigurta financimi, duke mos rrezikuar stabilitetin makro-fiskal.

Totaj: Partitë të anashkalojnë ndasitë politike dhe të bëhemi bashkë

“Partia Demokratike e Kosovës propozimin e saj për pakon 320 milionë euro e bazon te tre burime të sigurta financimi, duke mos rrezikuar stabilitetin makro-fiskal. Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive parlamentare që të lëmë mënjanë ndasitë politike, por të bëhemi bashkë për ta plotësuar dhe miratuar pakon që do të mundësojë shpëtimin dhe rimëkëmbjen e ekonomisë sonë”, tha ai.

Totaj bë ri të ditur se në seancën e nesërme të jashtëzakonshme do të propozojnë një rezolutë dhe dy projektligje.

Totaj: PDK tanimë ka propozuar një rezolutë dhe dy ligje

“PDK tanimë ka propozuar një rezolutë dhe dy ligje. Ligjet janë dërguar në kuvend dhe janë në fazën e leximit. Nëse ne arrijmë të miratojmë ligjet, atëherë rezoluta do të jetë e pa objekt. Ndërsa nëse nuk arrijmë të miratojmë ligjet do të kemi një rezolutë që ka karakter politik. Apelon dhe thërret për mirëkuptim dhe unitet në veprim që ligjet të miratohen. Asnjë pako financiare fiskale nuk mund të zbatohet dhe implementime bazën ligjore. Ne kërkojmë që në parlament të votohet ligji për pakon. Por njëkohësisht të votohet ndryshime-plotësimin e menaxhimit të financave publike që do të bënte të mundur që kjo pako të ketë bazën ligjore për të implementuar më tutje”, tha ai.

Duke folur për pakon emergjente të qeverisë, T otaj tha se paaftësia e menaxhimit të tyre dëshmohet nga buxheti i mangët.

Totaj: Paaftësia e kësaj qeverie po dëshmohet më së miri nga buxheti i mangët i saj

“Paaftësia dhe papërgjegjshmëria e kësaj qeverie për të përballur luftën kundër pandemisë dëshmohet më së miri nga buxheti i mangët i saj. Ky buxhet u miratua në një seancë të turpshme klandestine, në fillim të epidemisë së koronavirusit në Kosovë duke përjashtuar mundësinë që opozita të jepte inpute dhe sugjerime”, tha Totaj.

Share.