Për herë të parë në trojet tona shqiptare, të shtunën është bërë përurimi i “Leksionit Enciklopedik”, i akademisë shqiptaro-amerikane të Shkencave dhe Arteve New York-Prishtinë. Libri ka një vlerë të veçantë për kohën dhe trajton shkencën, letërsinë dhe artet në të gjitha hapësirat shqiptare, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi edhe në diasporë.

Profesori Haki Bajrami, tha se shqiptarët edhe pas më shumë se 100 vjetësh shtet nuk kanë enciklopedi, dhe sipas tij nuk ka ditë që shteti serb nuk boton pamflet kundër Kosovës.

Bajrami: është turp për politikanët tanë që heshtin

“Nuk ka vepër në Kosovë që nuk fillon me emrin e bacës Demë. E ne jemi ata që i kemi organizuar edhe mos me i shkua në varrim. Na dolën disa historianë dhe e quajtën Reçakun një lloj incidenti. Unë kam qenë prezent aty, edhe po them hej a jam unë normal. Kur baca i ka liruar ata tetë ushtarët serbë të zënë robër, se ne nuk vrasim pleq, nuk vrasim plaka, nuk vrasim fëmijë, nuk vrasim gra shtatzëna.. Kjo është turp për intelektualët tanë që heshtin “, tha ai.

Veprimtari politik i çështjes kombëtare, Jahja Lluka, theksoi se leksikoni i botuar është vlerë e veçantë për kohën që trajton shkencën dhe artet. Ai tha se lexuesi do të ketë mundësi të studiojë këtë libër për të pasur mundësinë e gjykimit.

Lluka: Leksikoni është vepra e parë e kësaj natyre

“Leksikoni është një vepër e parë e kësaj natyre në hapësirat shqip-folëse. Ky është një projekt ambicioz, në kuadrin e Akademisë së Shkencave shqiptaro-amerikane që i përfshin 352 akademikë. Ndoshta dikush ka mbetur jashtë, mirëpo ne presim edhe ribotimin së shpejti. Specifikë e librit janë elemente vlerësuese ku biografitë e tyre janë të përshkruara mirë në libër. Leksikoni posedon një bord me emrat më të shquar të tyre. Mendoj se këtë punim autori Flori Guci me bordin redaktues ka bërë një sistemim të plotë, të ngjeshur me vlera që ka krijuar shkenca, letërsia dhe arti shqiptar”, ka theksuar ai.

Sipas tij, ata që mohojnë sakrificën 100 vjeçare të Kosovës e kanë të kot. Ndër tjera tha se Evropa duhet të zgjohet dhe të gjithë ata kriminelë serbë që lëvizin të lirë ne metropolet e botës, të dënohen.

Ndërsa autori dhe botuesi Flori Bruqi, theksoi se me datën 28 nëntor të 1995 në New York u shënua një kthesë në themelimin e akademisë së shkencave.

Bruqi: Akademia është institucion mbarëkombëtar

“Akademia në fakt është një institucion mbarëkombëtar ngase ka anëtar nga Prishtina, Tetova, Presheva, Tirana, Shkodra, Gjirokastra, Camëria, si dhe nga diaspora shqiptare. Rritja në numër e anëtarëve të akademisë shqiptaro-amerikane të shkencës dhe të artit në selinë në Neë York ka sjellur prej kohësh nevojën e një enciklopedie që kur do të pasqyrohet kontributi i anëtarëve të kësaj akademie që jetojnë në trojet shqiptare dhe në diasporë”, ka shtuar ai.

Bashkëpunëtoret e Enciklopedisë janë studiues të njohur nga trevat shqiptare: Flori Bruqi, Dibran Fylli, Hakif Bajrami, Akademik Naim Kelmendi, Nijazi Halili, Fatmir Halimi, Abdullah Troshupa, të cilët përbëjnë bordin e librit. Kjo enciklopedi është e para e këtij lloji në hapësirën shqipfolëse.

Share.