Pas testeve të bëra për COVID 19 kanë rezultuar pozitivë edhe 5 punëtorë të KEK-ut.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës, sipas së cilës tash do të fillojë gjurmimi i kontakteve në KEK të cilët do të dërgohen menjëherë për testime.

“Të gjithë punëtorët që kanë pasur kontakte me personat e infektuar duhet që paraprakisht të vetë izolohen duke shmangur kontaktet me familjarët dhe kolegët. Në ndërkohë kërkojmë nga të gjithë punëtorët që të vazhdojnë të mbajnë higjienën dhe distancën sociale”, thuhet në njoftim.

Menaxhmenti iu bën thirrje të gjithë punëtorëve të KEK-ut, që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e lëshuara nga IKSHPK-ja, duke pasur në konsideratë se rreziku nga COVID-19 ende nuk ka kaluar dhe çdo mos kujdes paraqet rrezik për të gjithë punonjësit e korporatës në tërësi.

“Me rëndësi të veçantë të gjitha grumbullimet janë të ndaluara për shkaqe të evitimit të pandemisë. Menaxherët dhe mbikëqyrësit kanë obligimin e përkujdesjes për punëtorët përkatës dhe zbatimin e masave të nevojshme konform rekomandimeve të IKSHPK-së”, përfundon njoftimi.Pas testeve të bëra për COVID 19 kanë rezultuar pozitivë edhe 5 punëtorë të KEK-ut.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës, sipas së cilës tash do të fillojë gjurmimi i kontakteve në KEK të cilët do të dërgohen menjëherë për testime.

“Të gjithë punëtorët që kanë pasur kontakte me personat e infektuar duhet që paraprakisht të vetë izolohen duke shmangur kontaktet me familjarët dhe kolegët. Në ndërkohë kërkojmë nga të gjithë punëtorët që të vazhdojnë të mbajnë higjienën dhe distancën sociale”, thuhet në njoftim.

Menaxhmenti iu bën thirrje të gjithë punëtorëve të KEK-ut, që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e lëshuara nga IKSHPK-ja, duke pasur në konsideratë se rreziku nga COVID-19 ende nuk ka kaluar dhe çdo mos kujdes paraqet rrezik për të gjithë punonjësit e korporatës në tërësi.

“Me rëndësi të veçantë të gjitha grumbullimet janë të ndaluara për shkaqe të evitimit të pandemisë. Menaxherët dhe mbikëqyrësit kanë obligimin e përkujdesjes për punëtorët përkatës dhe zbatimin e masave të nevojshme konform rekomandimeve të IKSHPK-së”, përfundon njoftimi./Tv Malisheva

Share.