Askush nga ata që hyjnë në Kosovë nga sot nuk do të udhëzohen më që të vetizolohen për një javë, ndërsa do të bëhet kontrolli i detajuar për udhëtarët që hyjnë në Kosovë duke marrë shënime të sakta, adresën, numrin e telefonit, etj,
Këto janë ndër masat e reja që dje ka marr qeveria e Kosovës karshi COVID19. Ndërsa, sot qysh në mëngjes ministri i Shëndetësisë̈, Armend Zemaj, i shoqëruar nga drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe drejtori i Policisë se Kosovës, Rashit Qalaj kanë vizituar pikën kufitare në Vërmicë për të parë implementimin e këtyre masave të reja lehtësuese për Covid-19.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kërkoi nga qytetarët që në mënyrë strikte të zbatojnë masat mbrojtëse të dhëna nga IKSHP dhe dikasteri që ai përfaqëson.
Zemaj: Po shohim se si po qëndron qasja e lëvizjes së lirë
“Jam bashkërisht me të gjitha kapacitetet që i ka Kosova që të shohim edhe në praktik se si po qëndron qasja e lëvizjes së lirë, por niher edhe çështja e ruajtjes së shëndetit që hyjnë dhe dalin nga Republika e Kosovës. Iu kisha lutur të gjithë atyre që hyjnë në Kosovë të përqoni mesazhin e respektimit të masave të dhëna nga IKSHP dhe ministria e Shëndetësisë”, tha ai.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani tha se do të mbikëqyrin në mënyrë me rigoroze lehtësimin e masave.
Ramadani ka paralajmëruar masa strikte dhe përkufizime të shumta nëse qytetarët nuk i respektojnë masat e rekomanduara.
Ramadani: Nëse nuk respektohen masat, do të ketë masa rigoroze
“Kalimi i kufirit të lirë nuk nënkupton se ne do të rrezikojmë shëndetin e qytetarëve të Kosovës por edhe të Shqipërisë. Kalimi dhe lehtësimi i masave nënkupton lëvizjen e lirë duke u mbrojtur duke rekomanduar të gjitha masat që janë shumë të lehta, mbajtja e distancës, higjiena personale dhe mbajtja e maskës. Nëse IKSHP e sheh që qytetarët nuk po i përfillin këto rekomandime do ndërmerr masa më rigoroze deri në përkufizime të ndryshme të lëvizjes ose të qarkullimit. Këtë e kemi për hirë të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve të Kosovës….. nëse e shohim që këta qytetarë nuk janë vetëdijesuar dhe nuk e ruajnë shëndetin dhe kërcënojnë gjendjen sikurse është edhe rritja e rasteve ditëve të fundit ne duhet t’i rikthejmë masat t’i kthejmë qytetarët në shkollë të vetëdijesimit edhe njëherë për t’i ushtuar se si duhet mbajtur rekomandimet “, tha ai.
I pari i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, thotë se nëse nuk ruhet distanca dhe nuk mbahen maskat do kthehemi në gjendjen e mëhershme dhe do kemi shumë viktima të pafajshme.
Ramadani: Do kemi viktima të pafajshme për shkak të pakujdesisë të qytetarëve
“Virusi nuk e ka imunitetin e njëjtë por nëse e merr një qytetar i ka të njëjtat pasoja në shëndet sikurse në fillim. Virusi është i njëjti, ne duhet të ruhemi duhet të mësohemi me normalitetin e ri, ne duhet të sillemi ndryshe, kjo sjellje ndryshe nuk është e pamundur…problemi i këtij rikthimit të gjendjes është se do na shkaktoj viktima, do kemi viktima të pafajshme për shkak të pakujdesisë të qytetarëve”, tha ai.
Kurse, drejtori i IKSHP-së për rajonin e Prizrenit, Fadil Kryeziu, tha se rastet e reja janë për shkak të pakujdesisë së qytetarëve dhe mos respektim të masave mbrojtëse dhe rekomandimeve të IKSHP-së.
Kryeziu: Gjendja në Prizren është nën kontroll
“Gjendja megjithatë është nën kontroll edhe në Prizren dhe iu ftoi që të respektojmë maksimalisht rekomandimet e IKSHP-së. Kjo kërkohet që qytetarët të na ndihmojnë ne që vërtetë ta ruajmë lirinë e lëvizjes nuk ka ndonjë punë të madhe përveç distancës sociale dhe përdorimit të maskave”, tha ai.
Po ashtu, nga sot Qeveria e Kosovës vendosi që të heqë orarin e kufizimit të lëvizjes të qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00.
Rastet e para me koronavirus në Kosovë u regjistruan më 13 mars. Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë janë regjistruar 1234 raste me koronavirus, ku 890 pacientë janë shëruar dhe 31 kanë vdekur./Tv Malisheva