Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, e ka quajtur lajm të mirë reflektimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, pas tërheqjes së SHBA-së nga procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorëve dhe anëtarëve të rinj.

Përmes një postimi në Facebook, Selimi ka thënë se vetëm duke bashkuar fuqitë mund të ndryshojmë ligjin, i cili do të rregullojë përzgjedhjen e prokurorëve në mënyrë transparente, objektive dhe me meritokraci.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë reflektimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, me të cilët synojmë që së bashku ta përmbyllim procesin e Rishikimit Funksional.

Vetëm duke bashkuar fuqitë mund të ndryshojmë ligjin, i cili do të rregullojë përzgjedhjen e prokurorëve në mënyrë transparente, objektive dhe me meritokraci. Vetëm në këtë mënyrë mund të përmirësohemi dhe nuk duhet që të humbim besimin në sistetmin tonë prokurorial.

Organi i akuzës mbetet gardian i shtetit të së drejtës. Bashkë do të forcohemi për prokurorë të pavarur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar./TV Malisheva

Share.