Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se mocioni i nesërm nuk ka ardhur për shkak të shkarkimit të ministrit Agim Veliut dhe as për taksën ndaj Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, por është për shkak të marrëveshjes që po e pret Kosovën me Serbinë.
“Mocioni u bë për shkak se po pret marrëveshja e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit”, tha ai.
Semili në Tv Dukagjini, ka thënë se shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i ka thënë sot në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, se mocioni nuk ka kthim prapa.
Ai tha se VV në fund të ditës do të dal partneri më i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe sundimin e ligjit./TV MALISHEVA/