Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala konsideron se Kosova sot po ballafaqohet me dy viruse, atë me atë të “shpresës”, dhe atë “COVID-19”.

Në seancën e jashtëzakonshme për votimin e mocionit të mosbesimit edhe një herë ka deklaruar se do e përkrahin këtë mocion të iniciuar nga Lidhja Demokratike të Kosovës.

Kjo qeveri sipas tij do të mbahet gjithmonë në mend si qeveria më e shkurt e vendit tonë.

“Krizën të cilën e keni shkaktuar qeveria e shpresës ne si NISMA, apo Kuvendi i Kosovës do të jap epilogun e vet, dhe këtë krizë politike dhe krizë me virusa, nga sot NISMA do të jetë pro dhe do e mbështet dhe do të jetë pro mocionit të ngritur nga LDK. Në emër të grupit NISMA-AKR ne e mbështesim moci onin e ngritur nga LDK”, tha Shala.

Share.