Kryetari i Komunës së Prishtinës ka postuar një foto nga qendra e zbrazët e kryeqytetit.
Pas hyrjes në fuqi të masave të reja kundër koronavirusit, ka rënë edhe numri i qytetarëve në rrugë.
E kjo gjendje duket se e ka pikëlluar Shpend Ahmetin. Ai pret me padurim tejkalimin e pandemisë COVID-19 dhe kthimin e jetës në normalitet.
“Plot prej neve nuk ia kemi ditur vlerën shpirtit të Prishtinës. E kjo po na mungon më së shumti. Kam udhëtuar e jetuar në disa vende por asgjë, asgjë nuk e zëvendëson shpirtin e Prishtinës. Dhe nuk po e them si kryetar. Mezi s’po pres ta kalojmë këtë pandemi”, shkruan ai në Facebook