Spanja ka shënuar sot zero raste të reja koronavirusi në 24 orët e fundit, për herë të parë prej muajit mars, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi.

Javën e fundit 35 njerëz kanë vdekur në vend nga COVID-19, duke e çuar totalin në 27,127, teksa në kulmin e epidemisë Spanja ka regjistruar deri në 1.000 vdekje në ditë.

Rreth 32 milionë njerëz, rreth 70 për qind e popullsisë së vendit janë tashmë në fazën e dytë të zbutjes së masave.

Katër ishuj spanjollë me numër të vogël infektimesh hynë sot në fazën e tretë të reduktimit të kufizimeve./tch

Share.