Presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi në 21 vjetorin e rënies së heroit Agim Ramadani ka thënë se sot kujtohet njërin prej strategëve më të mirë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thaçi ka shkruar në Facebook se “Katana” dhe bashkëluftëtarët e tij me vullnet të pathyeshëm dhe trimëri të rrallë luftuan përballë ushtrisë serbe dhe thyen kufirin shqiptaro-shqiptar.

“Falë sakrificës së djemve dhe vajzave më të mira të vendit tonë, të burrave dhe grave, të martirëve dhe gjithë rezistencës qytetare, sot Kosova është shtet i lirë, sovran dhe demokratik”, ka shkruar ai./ Tv Malisheva

Share.