Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se do t’i drejtohet gjykatës kushtetuese për të kërkuar opinion lidhur me vendimin e qeverisë për vendimin për kufizimin e lëvizjes.
“Pas vendimit të qeverisë se Kosovës, vendim antikushtetues, si president u vendit kam vendosur t’i drejtohem gjykatës kushtetutës për interpretim të përputhshmërisë së vendimit me kushtetutën lidhur me kufizimin e lëvizjes së lirë”, tha ai.
Ai tha se kanë kërkuar edhe masë të përkohshme.
“Si president i vendit duke respektuar kushtetutën, kemi kërkuar që në një të ardhme te afërt, kemi kërkuar masë të përkohshme nga Gjykata Kushtetuese”, tha Thaci.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë rekomandimet e IKShPK-së dhe u ka bërë thirrje që të rrinë në shtëpi.
“Vendimi i mbrëmshëm i qeverisë ka provokuar situatë të re, të frikës. Sot njerëzit janë dety ruar nga ky konfuzion të dalin në mëngjes për tu furnizuar. Ka tollovi. Prandaj ato tollovi masive janë rreziku që ka provokuar qeveria, se ka krijuar panik tek qytetaret, me tollovi”, tha ai.
Ai beri të ditur se i ka dërguar një letër kryeministri ku i ka kërkuar që ta pezullojë vendimin.
“Kryeministrit që të rishqyrtojë vendimin e tij ka krijuar panik ka krijuar tollovi në vendet e shitblerjes, që ta pezullojë atë vendim. Sepse para pak ditësh kundërshtoi gjendjen e jashtëzakonshme. Ndërsa tash me një agjendë politike krijon panik të qytetarët”, tha ai