Presidenti Hashim Thaçi, pas takimin me kryeministrin Albin Kurtit, para medieve tha se ishte takim përmbajtësor ku janë diskutuar për çështjet e brendshme, por edhe të politikës së jashtme dhe për interesat nacionale.

“Takimi ka qenë i gjatë, ka qenë përmbajtjesor, mendoj shumë i hapur ku janë diskutuar gjëra të cilat kemi pasur vlerësoj këndvështrime konstruktive. Është diskutuar për çështjet e brendshme por edhe të politikës së jashtme, për interesat nacionale, prioritetet nacionale të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të vendit, për reformat qe duhet të ndodhin në vend në mënyrë që të lëvizim më shpejt drejt perspektivës evropiane, për rolin dhe fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për dialogun Kosovë Serbi. Ishte konstatim i përbashkët se një punë e përbashkët e bartësve të institucioneve dhe e liderëve politik të pozitës dhe opozitës mund të qo jnë vendin më shpejtë dhe më mirë përpara”, tha ai.

Ai shtoi se përsëri javën tjetër do të kërkojë të raportojë ne Kuvend për takimet në Uashington.

Share.