Zyra Ligjore e Kuvendit të Kosovës dhe Presidentit janë duke u koordinuar në mënyrë që të finalizohet procesi i dekretit të këtij të fundit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme si shkak i COVID-19. Kjo gjendje do të zgjas 30 ditë apo më shumë, dhe urdhërohet edhe mobilizimi i tërësishëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës për të ndihmuar në gjendjen e jashtëzakonshme.
Kështu ka deklaruar presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas takimit me drejtorin e IKShP-së gjatë ditës. I pari i shtetit tha se menaxhimin më të mirë të situatës së krijuar si shkak i kësaj pandemie mund ta bëjë vetë qytetari e shoqëria.
Thaçi: Zyra ligjore e Kuvendit dhe e presidentit është duke u koordinuar që të finalizohet procesi i dekretit
“Duke pasur parasysh me at o që kemi biseduar mbrëmë por edhe sot me takimet që kam zhvilluar me komunitete të caktuara të jetës shoqërore në Kosovë por edhe tash pas konsultave që dëgjova edhe prej drejtorit të institutit, por edhe në të njëjtën kohë përgjegjësitë kushtetuese e ligjore që kemi dua të theksoj që tani më zyra ligjore e presidentit dhe zyra ligjore e Kuvendit të Kosovës janë duke u koordinuar në mënyrë që të finalizohet procesi i dekreti i presidentit, për ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme institucionale për preventimin, parandalimin dhe tejkalimin e kësaj gjendje të cilën e kemi në Kosovë”, tha ai.
Presidenti ka treguar edhe çfarë përmban dekreti i nënshkruar mbrëmë nga ai për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Derisa komandanti suprem tha se në bazë të këtij dekreti do të urdhërohet mobilizimi i tërësishëm i FSK-së.
Thaçi: Gjendje e jashtëzakonshme për 30 ditë ose më shumë n tërë territorin e vendit
“Nën 1- gjendje e jashtëzakonshme në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për një periudhë 30 ditore me mundësi vazhdimi apo zvogëlimi të ditëve, varësisht prej situatës apo rrethanave që krijohet, për këtë vendos Kuvendi i Republikës së Kosovës. Kjo gjendje shpallet me qëllim të parandalimit të përhapjes me COVID-19. Parandalimit të rritjes së personave të infektuar dhe ruajtjes së shëndetit publik në Republikën e Kosovës. Gjithashtu siç e kemi theksuar në pikën 3, urdhërohet edhe mobilizimi i tërësishëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës për të ndihmuar në gjendjen e jashtëzakonshme në rastet kur organet e rendit dhe institucionet publike nuk janë në gjendje që me mundësitë dhe mjetet e zakonshme të tyre të përballojnë realizimin e detyrave të tyre”, ka shtuar ai.
Në këtë dekret sipas tij hyjnë edhe linjat e udhëtimit, lëvizja e qytetarëve edhe masat që duhet të ndërmerren për masat tjera shëndetësore, e po ashtu edhe aspektet ekonomike. Për këto të fundit, ai theksoi se ka zhvilluar edhe një takim gjatë ditës së sotme me përfaqësuesit e odave ekonomike në vend.
E, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani edhe një herë ka bërë thirrje që të kenë kujdes qytetarët, dhe tu përmbahen rekomandimeve, si masë preventive ndaj virusit korona.
Ramadani: Ne u kemi rekomanduar qytetarëve që t’i përmbahen strikt rregullave
(Video) 07:28’…
“Rekomandimet e dhëna në të gjitha nivelet praktikisht e kanë bazën dhe fundamentin tek qytetari. Ne u kemi rekomanduar qytetarëve që t’iu përmbahen strikt rregullave dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar, të OBSH-së në mënyrë që të tejkalohet më shpejt kjo situatë duke mbajtur distancë 2 metra…kjo n eve na mundëson që të japim edhe prognozën më të mirë epidemiologjike, nëse ju i përmbaheni rregullave”, ka theksuar Ramadani.
Ky i fundit nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, se a është nevoja për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vend, si shkak i pandemisë COVID-19. Ndryshe, deri më tani kanë rezultuar 19 raste të infektuar me këtë virus, i cili ka prekur gjithë botën.