Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka ‘thumbuar’ kryeministrin në detyrë Albin Kurti, me rastin e shënimit të 12-vjetorit Ditës së Kushtetutës.

Ai ka thënë se ata që e mohuan Kushtetutën e Kosovës në vitin 2008 ishin gabim.

“Urime Ditën e Kushtetutës! Në këto kohë më sfiduese, njerëzit e Kosovës mund të jenë krenarë për proceset demokratike dhe sistemin e kontrolleve dhe ekuilibrave që funksionojnë mirë brenda thelbit të Kushtetutës sonë. Ajo dëshmon se të gjithë ata që e mohuan në vitin 2008 ishin gabim – Republika jeton”, shkruan Thaçi në Twitter

Share.