Një 20-vjeçar ka humbur jetën pas lëndimeve të marra në një aksident trafiku sot pasdite në Komoran.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prishtinës Daut Hoxha ka bërë të ditur për KosovaPress se njëri nga dy personat e lënduar ka ndërruar jetë pasi janë dërguar për trajtim në QKUK.

“Rreth orës 17:10 në Komoran, rruga e Carralevës, është shkaktuar një aksident i rëndë trafiku, ku të përfshira kanë qenë një automjet (pick-up) dhe dy motoçikleta. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e aksidentit dhe po kryejnë hetimet e nevojshme, përderisa të lënduarit sipas informatave të deritanishme janë dërguar për trajtim mjekësor. Më vonë jemi njoftuar se aksidenti ka kaluar në fatalitet”, ka thënë Hoxha.

Sipas burimeve të KosovaPress, viktima që ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në aksidentin e trafikut në Komoran është Q.D., i moshës 20-vjeçe./ Tv Malisheva

Share.