Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë në një konferencë të jashtëzakonshme se kryeministri Albin Kurti është i paaftë dhe po rrezikon aleancën e Kosovës me SHBA-të.

Lideri i opozitës ka ftuar qytetarët e Kosovës, mbi çdo dallim politik, ta ngrenë zërin kundërshtues para këtij rreziku, me pasoja siç i quajti ai të paparashikueshme.

Veseli tha se për fat të keq, gjithnjë e më shumë po vërtetohet se kjo Qeveri është rrezik për interesin e përgjithshëm nacional

Veseli: Kjo qeveri po e rrezikon interesin nacional

 

“Partia Demokratike e Kosovës i merr me shqetësim serioz paralajmërimet e fundit për Kosovën nga miku ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për tërheqjen e trupave ushtarake dhe suspendimin e programeve zhvillimore në vlerë prej qindra miliona dollarësh. Si asnjë herë më parë, kjo aleancë e shenjtë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vihet në rrezik nga një Kryeministër i paaftë për të kuptuar e vepruar drejt, nga një Kryeministër pa vizion e pa përgjegjësi. Për fat të keq, gjithnjë e më shumë po vërtetohet se kjo Qeveri është rrezik për interesin e përgjithshëm nacional”, tha ai.

Veseli tha se ky rrezik vjen nga kjo Qeveri që ka mungesë të gatishmërisë për të marrë përgjegjësi dhe vendime në interes të vendit dhe qytetarëve tanë.

Veseli: Dëmi tashmë është bërë shumë i madh

 

“Dëmi tashmë është bërë shumë i madh në relacion me aleatin tonë strategjik dhe pozitën tonë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Të keqpërdoret pozita në Qeveri, dhe për disa javë ta sjellëshKosovën para rrezikut të sigurisë nacionale, është e paprecedent. Mund të jesh i majtë, mund të jesh i djathtë në Kosovën e lirë, por është e papranueshme dhe e rrezikshme që këto ide ta konfrontojnë interesin tonë shtetëror”, tha ai.

Veseli tha se për ta parandaluar nëj gjë të tillë së bashku me opozitën kanë ftuar për nesër në ora 15:00 seancë të jashtëzakonshme për të kërkuar llogari nga kjo Qeveri e papërgjegjshme në raport me qasjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Veseli: Kemi ftuar për nesër, në orën 15, një seancë të jashtëzakonshme

 

“Ne kemi vetëm këtë shtet me interes të qartë nacional. Për ta parandaluar një dëm të tillë, së bashku me deputetët e partive të tjera opozitare, ne kemi ftuar për nesër, në orën 15, një seancë të jashtëzakonshme – për të kërkuar llogari nga kjo Qeveri e papërgjegjshme në raport me qasjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ftoj qytetarët e Kosovës, mbi çdo dal lim politik, ta ngre zërin kundërshtues para këtij rreziku, me pasoja të paparashikueshme! I njëjti burim ka treguar se në mbledhjen e Kryesisë së PDK do të vendoset për thirrjen e Kuvendit në seancë të jashtëzakonshme dhe për këtë tashmë PDK ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve”, tha ai.

Senatori amerikan David Perdue, gjatë ditës ka reaguar për mos heqjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje e Hercegovinës.

Perdue përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Tëitter, ka thënë se forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës e Serbisë për më shumë se dy dekada.

Sipas tij, nëse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe, atëherë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shqyrtojnë praninë e trupave aty.

Edhe djali i presidentit Trump gjatë ditës tha se “ka ardhur koha që trupat amerikane të kthehen nga Kosova”

Share.