Kryetari i PDK-së Kadri Veseli e ka quajtur ngjarje të rëndë tragjedinë në minierën e Artanës, ku humbën jetën dy minatorë.
Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre.
“Në këto momente të vështira jemi afër të gjithë minatorëve të prekur dhe të afërmve të tyre të cilët kanë përjetuar këtë dhimbje.Të hetohen dhe sqarohen sa më parë rrethanat e kësaj tragjedie”, ka shkruar Veseli në Facebook./ Tv Malisheva