Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli ka akuzuar Qeverinë Kurti se ka nxitur një debat të rrezikshëm, duke dëmtuar seriozisht marrëdhëniet Kosovë-SHBA.

Deklarata e tij vjen pasi senatori republikan, David Perdue paralajmëroi rishikimin e prezencës ushtarake amerikane në Kosovë, gjë të cilën Veseli e sheh si tepër serioze në kohën kur mbështetja e SHBA-së për Kosovën është jetike dhe e domosdoshme.

“Qeveria aktuale, si asnjë qeveri tjetër e mëparshme, ka nxitur debatin më të dëmshëm dhe më të rrezikshëm të marrëdhënieve Kosovë – SHBA. Vënia në dyshim e rolit të SHBA-së nga Qeveria Kurti dhe aleancës sonë të palëkundur me shtetin amerikan, është dëmi më i madh që një i zgjedhur politik i Kosovës, ka arritur t’i bëjë shtetit tonë. Vendosja e Kosovës në udhëkryq të rrezikshëm nacional, i ardhur jo nga ndonjë kërcënim i jashtëm, por nga aktet e pamenduara të vetë kryeministrit, është shenjë e keqe për vendin tonë”, shkruan Veseli në Facebook.

Share.