Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka theksuar se Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha janë dëshmi dhe dëshmorë të lirisë sonë, për të cilën flijuan jetën.
“Themelet e shtetit tonë mbajnë shumë emra. Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha janë sot dëshmi dhe dëshmorë, të lirisë sonë për të cilën flijuan edhe jetën. Lavdi e përjetshme gjithë heronjve të kombit”, ka shkruar Veseli në Facebook./ TV Malisheva/