Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se doza e tretë për qytetarët e Kosovës do të jetë në dispozicion nga viti i ardhshëm, ndërsa lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 17 tetor, Vitia tha se këtë vendim nuk e merr ai por ekspertët e shëndetësisë.

Ministri Vitia tha se nga profesionistët e IKSHP-së kanë marr rekomandimin se do të jetë e nevojshme doza e tretë e vaksinës antiCOVID dhe menjëherë kanë nisur procedurat për sigurimin e këtyre dozave.

Vitia: Doza e tretë në dispozicion vitin e ardhshëm

“Profesionistët nga IKSHP para disa ditësh na kanë bërë me dije të qartë në MSH se do ketë nevojë sipas gjitha gjasave marr këtu parasysh edhe përvojën e disa vendeve që përkundër vaksinimit me dy doza patë shpërthim infeksioni me variantin Delta që do ketë nevojë edhe për dozën e tretë dhe menjëherë ne kemi filluar ashtu siç përmenda edhe sot në konferencë negocimin për sigurimin e dozës së tretë e cila do jetë në dispozicion në vitin e ardhshëm për qytetarët e Republikës” theksoi ai.

Lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, Vitia tha se këtë vendim nuk e merr ai, por do të jetë në dorë të IKSHP-së dhe ekspertëve.

Vitia: Vendimin për shtyrja apo jo të zgjedhjeve nuk e marr unë

“Kjo nuk është një vendim që e marr unë natyrisht ky është vendim që merret në bazë të situatës epidemiologjike në terren dhe në bazë të rekomandimeve të IKSHP-së dhe ekspertëve natyrisht secili aktivitet që do të bëjë me këtë moment që jemi në rrezik për shëndetin publik ne do e analizojmë mirë se si do t’i qasemi këtij aktivitet por natyrisht bazuar në rekomandimet e ekspertëve dhe IKSHP-së…Jo kur të merret vendimit absolutisht do të informohen qytetarët nuk do të jetë vendim i fshehtë që do ta mbajmë vetëm për vete”, u shpreh Vitia.

Lidhur me furnizimin me ilaçin remdesivir që përdoret për trajtimin e pacientëve me COVID-19, ministri i Shëndetësisë tha se brenda javës klinikat e QKUK-së do të furnizohen me këtë medikament.

Vitia: Me remdesivir ose furnizohemi këtë javë ose në fillim të javës së ardhshme

“Proceduarat për remdesivirin veç se kanë filluar janë para përfundimit, shpresojmë që deri në fund të kësaj jave do të sigurohet nëse jo në fund të kësaj jave në fillim të javës së tjetër do të jenë në klinikat tona”, tha Vitia.

Ai tha se punonjësit e administratës publike duhet të posedojnë kartelë vaksinimi, test PCR apo test serologjik, jo më të vjetër se 30 ditë për t’u paraqitur në vende të punës. /TV Malisheva

Share.