Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se në dy ditët e ardhshme do të fillojnë me ndërmarrjen e masave nga kjo ministri, konform ligjit që është në fuqi, lidhur me karantinimin e komunave.
Ai ka thënë se duhet të reagojnë para datës 13 pill kur edhe hyn në fuqi aktvendimi i Kushtetueses, e cila është deklaruar se vendimi i qeverisë për kufizim të lëvizjes është jo kushtetues.
Qeveria e Kosovës kohë më parë vendosi të kufizojë lëvizjen e qytetarëve në orare të caktuara, gjë për të cilën tha se u bazua në ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe ligjin për shëndetësi.
Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë vendimin, duke e konsideruar jo kushtetues, por që e la në fuqi deri më 13 prill.
Ministri i Shëndetësisë tha se po punojnë të ndërmarrin masat e reja, bazuar në ligjet në fuqi, para datës 13 prill kur edhe hyn n fuqi konstatimi i Kushtetueses.
Vitia tha se edhe nga takimi me kryetaren në detyrë të Kuvendit Vjosa Osmani dhe ministrat e linjës janë pajtuar që ligji i cili ekziston ka nevojë për plotësim ndryshime. Por, sipas tij, duhet të veprohet para 13 prill me masa të tjera.
Vitia: Do të ndërmarrim masat e duhura për karantinimin e qyteteve
“E kemi formuar një grup punues, nga katër ministri, që të fillojmë si Ministri e Shëndetësisë, në bazë të legjislacionit që është në fuqi të ndërmarrim masat e duhura me karantinimin e qyteteve, në të njëjtën kohë, natyrisht në koordinim me Kuvendin e Kosovës, në këtë rast me zonjën Osmani, jemi dakorduar që ky ligj i cili ekziston sot ka nevojë për plotësim ndryshime dhe do të bëhen këto plotësim ndryshime, mirëpo ne duhet të reagojmë tani pasi 13 prilli është data e fundit kur duhet të hyjë në fuqi aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.
Vit ia tha se bashkë me kryeministrin në detyrë Albin Kurti po bisedojnë me kryetarët e komunave, në mënyrë që të vendosin për secilën komunë, meqë jo në të gjitha duhet të ndermirën masa të njëjta.
Vitia: Para 13 prillit do të marrim masat e duhura lidhur me kufizimin e lëvizjes
“Me kryeministrin Kurti edhe disa takime i kemi pasur me disa nga kryetarët e komunave, me disa të tjerë vetëm jemi dëgjuar në telefon në mënyrë që karantinimi i zonave të veçanta dhe komunave të veçanta, ashtu siç e kemi thënë të shkojë në koordinim të plotë me kryetarët e komunave, sepse secila komuna i ka specifikat e veta, disa masa që do të merren në një komunë, jo domosdo do të merren në komunën tjetër. Andaj kemi filluar këtë lloj kontaktimi me kryetarët e komunave dhe ne mund të them nga nesër ose pasnesër do të fillojmë me ndërmarrjen e masave nga Ministria e Shëndetësisë, konform ligjit që është në fuq i”, tha Vitia.
Më 23 mars 2020, Qeveria e Kosovës vendosi për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, ndërsa më 31 mars Gjykata Kushtetuese vlerësoi se i njëjti nuk është në përputhje me Kushtetutën./ Tv Malisheva