Pas rezultateve të djeshme pozitive me COVID-19 nga IKSHPK-ja se një qytetar i ndaluar në Aeroportin “Adem Jashari” është nga Komuna e Obiliqit, kryetari Xhafer Gashi u është drejtuar qytetarëve me një komunikatë, duke kërkuar që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi dhe se nuk ka vend për panik, pasi që gjendja në Obiliq është e qetë dhe stabile.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Të nderuar qytetarë,
Gjatë ditës së djeshme, IKSHPK-ja konfirmoj se një qytetar i Komunës së Obiliqit i cili po qëndronte në Londër është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe rezultatet laboratorike për COVID-19 kishin rezultuar pozitive dhe në mesnatë me leje nga Klinika Infektive pacientet janë lejuar që të vetizolohen në shtëpi.
Ekipet mjekësore të QKMF-së dhe drejtori i QKMF-së Haki Jashari, po qëndrojnë në kontakt të vazhdueshem me pacientet në fjalë dhe se gjendja e tyre shëndetësore është stabile, po ashtu edhe nga Statcioni Policor në Obiliq nga të dhenat e fundit kanë vlerësuar se gjendja është e qetë, është fat i mirë që të dy pacientet e infektuar janë absolvent të fakultetit të Mjekësisë, andaj edhe ata po kontribojnë në parandalimin e përhapjes së këtij virusi duke u vetizoluar dhe qëndruar në shtëpi.
Ne, si shtab emergjent lokal, jemi në gjendje gatishmerie t’iu ofrojmë çdo lloj ndihmë pacientëve të infektuar dhe urojmë që gjendja e tyre shëndetësore të stabilizohet sa më shpejtë!
Bashkëqytetarë të mijë,
Ju falenderoj për bashkëpunimin tuaj në respekimin e gjitha masave të ndërmarrur deri me tani, ju lus që të vazhdoni të qëndroni në shtëpi dhe të kujdesini për shëndetin tuaj!
Unë e di, që të bashkuar do ta tejkalojmë edhe ke ̈të sfide!