Me 75 vota pro, 27 kundër dhe 6 abstenime në seancën e sotme plenare, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës.

Konjufca është propozuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti: Propozimi ynë është Glauk Konjufca

“Propozimi ynë për kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës është deputeti Glauk Konjufca”, ka thënë Kurti.

Krahas kësaj, me 104 vota për, 1 kundër, tre abstenime u zgjodhën nënkryetarët e Kuvendit Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës, derisa me 92 vota për, 2 kundër, 2 abstenime Sllavko Simiq nga Lista Serbe, dhe Fikrim Damka nga komunitetet pakice janë zgjedhur gjithashtu nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës./TVMALISHEVA

Share.