10 tetori është shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si Dita Botërore e Shëndetit Mendor. Kjo ditë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për çështjet e shëndetit mendor dhe mobilizimin e përpjekjeve në mbështetje të shëndetit mendor. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mijëra njerëz me probleme mendore në gjithë botën janë të privuar nga të drejtat e tyre njerëzore.

Andaj, kërkohet një përkushtim i veçantë i institucioneve që punojnë për çështje të shëndetit mendor që të mobilizohen për të bërë më shumë për personat me probleme të shëndetit mendor përfshirë qasjen e duhur në programe arsimore të përshtatshme për nevojat e tyre, çka në të ardhmën do të ju mundësonte një punë të përshtatshme dhe integrim më të lehtë në shoqëri. Krahas punës institucionale për personat me probleme të shëndetit mendor është shumë e rëndësishme edhe përkrahja sociale. Duhet ditur se të gjithë ne në një moment të caktuar mund të kemi nevojë për të rifituar besimin te vetja dhe te të tjerët.

Share.