Tifozët e futbollit kanë votuar trajnerin e Liverpoolit Jurgen Klopp si menaxherin më të mirë në botë.
Gjermani, i cili erdhi në ‘Anfield në vitin 2015’, ka udhëhequr Reds në triumfin në Ligën e Kampionëve, Superkupën Evropiane dhe Kupën e Botës për Klube dhe fitoi çmimin e ‘Trajneri më i mirë’ për arritjet e tij.
Fituesi i dyfishtë i Bundesligës me Borussia Dortmund, Klopp ishte në prag të titullit të parë të ligës për Liverpoolin në 30 vjet nëse sezoni nuk do të shtyhej, transmeton lajmi.net.
Dhe në Ranker, tifozët e kanë vendosur Klopp në vendin e parë përpara Pep Guardiola dhe Zinedine Zidane, dy menaxherë që rishkruajnë historinë në futbollin botëror pasi menaxhuan ekipet e Barcelonës dhe Real Madrid përkatësisht.
Lista e plotë:
1. Jurgen Klopp
2. Pep Guardiola
3. Zinedine Zidane
4. Diego Simeone
5. Carlo Ancelotti
6. Antonio Conte
7. Didier Deschamps
8. Luis Enrique
9. Jose Mourinho
10. Max Allegri.