Stuhitë e jetës nganjëherë janë stuhi  të pa mëshirëshme për ne, stuhi që dijnë të godasin ku është më prekëse, më fragjile, pikërisht më 14 tetor 2004, është datë që shkrepi një rrufe në Fushë Arëz  për të tharë pesëmbëdhjetë lule të  Gjimnazit “Hamdi Berisha”,

Jetimiri nuk po mundet të pajtohet me fatin që e goditi vëllaun e tij, Mifailin, në aksidentin tragjik në Fushë Arëz, para pesëmbëdhjetë vitesh, këtë dhembje shpirtërore  e shpreh përmes vargjeve :

“ Kthej koken nga shkallet,
Dhe ato me kthehen ne det,
Ne det te madh lotesh….,
Ku s’gjendet nje e vertete !
“TI” ike mes tij , shtrive krahet mbi te,
Ikja m’u duk si nje kthim pa ze .
….dhe dot si mposhte “ti” ato dallge rrembyese,
Qe epshem te fundosen ne boten e
Pajetshme .
Dhe s’pate fuqi te therrisje vella,
Sepse askush s’tu gjend prane ne te
Shkretin Vend !”

Mixha Rexhep  mundohet të mbanë dhembjen në brendi për nipin e tij,Agronin, po është e pamundur sepse ishte goditje e rëndë për familjen Berisha.

Abazi  nuk mund të gjen ngushëllim për të birin Lulzimin, I cili sot e kësaj dite i rrinë parasyesh duke u nisur për Shqipëri.

Nuk ishin vetëm këta të rinjë që pësuan në  tragjedinë  e Fushë Arëzit me këta ishin edhe Berati, Esat Hajrullahu, Elgadafi, Rifati, Xhevdeti, Visari,Ajeti, Esat Rexhaj, Labinoti, Mëgëzoni, Rruhi dhe Xhevdeti, të gjithë maturant të vitit 2004, të shkollës së mesme :” Abdyl Frashëri” .Për secilin  këta ruhen kujtimet e djalërisë, ruhen buzqeshjet, ruhen dashuritë atërore  nga prinërit e tyre.

E më se keqi e përjetuan nënat që nga ajo ditë nuk ju ndalën lotët .

Prof, Zeqa nuk mundet të fletë as sot e kësaj dite, se ai ishte pjesë e kësaj tragjedie, po Zoti nuk tha të ishte së bashku me ta. Në çdo 14 tetor ai e përjeton këtë aksident, çdo vit pëson goditje të dhimbjes për ish nxënësit e tij .

Ish drejtori i shkollës së mesme, Januz Kastrati për sa të jeton do të kujton goditjen tragjike për  shkollën e mesme, për trevën e Llapushës dhe tërë vendit.

Të pesëmdhjetë nxënësit e shkollës së mesme, mbetën nxënës të shkollës së mesme , do të kujtohen ashtu siç ishin nxënës , të çiltër, të sinqertë, të padjallëzuar.

Redaksia e TvMalishevës, ndanë dhimbje me të gjithë familjarët e maturantëve, lutet që Zoti ti shperblen me parajsë !

 

 

 

 

Fotografia e Jetmir Morina

Fotografia e Jetmir Morina

 

Fotografia e Jetmir Morina

Fotografia e Jetmir Morina

Fotografia e Jetmir Morina

Fotografia e Ismet Morina

 

Share.