Sot bëhen 15 vite prej ndarjes nga jeta të gjeneral Xheladin Gashi – Plaku.

Plaku ishte njëri nga themeluesit e celulave të para të UÇK-së, si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm që nga themelimi i UÇK-së.

Komandant Plaku ka vdekur në vitin 2005, në atë kohë ka qenë në krye të Shoqatës “Miqtë e TMK-së”.

Me emrin e tij është emëruar Shkolla Fillore në Komoran, në të cilën shkollë Plaku ishte nxënës dhe po ashtu për shumë vite ka punuar si mësimdhënës.

Ndërsa ish-Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e dekoroi me medaljen “Heroi i Kombit”.

Gjeneral Xheladin Gashi-Plaku u lind më 25 maj 1946 në Bushat (Kamoran). Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, kurse shkollimin sipëror në Universitetin e Shkupit në Degën Biologji-Kimi.

Pas mbarimit të studimeve, ai filloi punën si mësimdhënës në shkollën “Bajram Curri në Nekovc të Drenicës, ku më vonë ishte edhe drejtor i kësaj shkolle.

Më vonë, ai vazhdoj punën si pedagog në Bushat, të cilën e kreu gjithnjë paralel me veprimtarinë e tij patriotike ilegale./TV MALISHEVA/

Share.