Epiqendra ishte në Oqeanin Indian, jashtë ishullit indonezian të Sumatra, ku deti u ngrit, duke gjeneruar valë anormale që udhëtuan për mijëra kilometra duke arritur në brigjet e 14 vendeve në tre kontinente, përfshirë Afrikën.
“Ai tërmet ishte një mësim nga çdo këndvështrim, si shkencor, ashtu edhe ai shoqëror, pasi na mësoi shumë për fenomenin e cunamit, që ishte pjesa më dramatike për numrin e madh të viktimave. Për më tepër, studiuam, si kishte ndodhur në të kaluarën kur rrjeti i sizmometrave ishte më i rrallë dhe të dhënat satelitore mungonin”, thotë ai.
“Një tërmet që u shtri në 1 200 kilometra gjatësi, me një shpejtësi prej rreth dy kilometra në sekondë duke arritur kulmin brenda 10 minutave”, theksoi Doglioni.
Cunami arriti lartësi që në disa vende i tejkaluan 20 metrat.
Pas 25 minutash valët arritën në Sumatra, dy orë pas Tajlandës./atsh