Edhe 150 afganë të tjerë kanë mbërritur mëngjesin e hershëm të kësaj të hëne në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas të Shqipërisë.

103 prej tyre janë akomoduar në “Qytetin Studenti” në kryeqytet, ndërsa 47 të tjerë kanë udhëtuar direkt drejt Durrësit, ku janë vendosur në hotele.

Pas marrjes së kontrollit të Afganistanit nga talebanët tashmë numri i afganëve të akomoduar në Shqipëri ka shkuar në 607.

Me të ardhur në aeroport avioni nga Abu Dabi, të gjithë personave iu janë kryer testet mjekësore, si dhe kanë plotësuar dhe dokumentacionin e identifikimit./TV Malisheva

Share.