Në Spitalin e Pejës janë të shtrirë 212 pacientë me COVID-19. Prej tyre 168 janë në okisgjenoterapi dhe tetë të tjerë janë në CPAP.

Nga spitali kanë njoftuar se 6 pacientë janë shëruar nga COVID-19.

Në Kosovë është shënuar numër i lartë i vdekjeve dhe rasteve pozitive me COVID-19.

Në raportin e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka njoftuar për 32 të vdekur dhe nga 13.953 testime, 1.612 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Ndërkohë që aktualisht në vend janë 26 e 524 raste aktive me COVID-19. /TV Malisheva

Share.