Historia mban me vete shumë sekrete që mbeten të pazgjidhura. Por shpikja e fotografisë e bën më të lehtë ruajtjen e kujtimeve të së shkuarës.

Fotografia e parë u realizua në vitin 1826 nga shkencëtari francez Joseph Nicephore Niepse. Që nga ajo kohë shumë gjëra kanë ndryshuar. Ja disa foto që tregojnë historinë nga një kënd tjetër.

Xhenierët britanikë u trajnuan për të demontuar minat me sy mbyllur në mënyrë që të mund të punonin edhe në errësirë, 1943.

Gratë protestojnë kundër veshjes së detyruar të hixhabit pas revolucionit, Iran, 1979.

Trafiku shumë i rënduar në Berlin ndërsa gjermanët Lindorë lëvizin në Berlinin Perëndimor pas rënies së Murit të Berlinit, 1989.

Adolf Hitleri takon Myftiun e Madh të Jerusalemit Haj Amin al-Husseini, Gjermani, 1941.

Një grua e re bie pa ndjenja nga nxehtësia para Princeshës Elizabeth e cila po inspektonte rojen e nderit në Korpusin e Ushtrisë Mbretërore të Grave në Shreësbury, Angli, 6 korrik 1949.

Darka në Windoes On The World, në World Trade Center (Tower One), New York, 1993.

Një burrë në Heemskerk Beach dënohet me gjobë pasi nuk ka veshur rroba të përshtatshme, Holandë, 1931.

Një kamikaz kinez duke veshur një jelek shpërthyes të bërë nga granata dore për t’u përdorur në një sulm ndaj tankeve japoneze në Betejën e Taierzhuang, 1938.

Stokholmi, një ditë pasi Suedia ndryshoi drejtimin e makinës nga e majta e rrugës në të djathtë, 3 shtator 1967.

Astronauti i parë afrikano-amerikan Robert Lawrence më 30 qershor 1967. Fatkeqësisht, ai vdiq në një përplasje aeroplanësh më 8 dhjetor 1967 dhe nuk pati asnjë shans për të hyrë në hapësirë.

Një ushtar amerikan dhe miku i tij më i mirë – kanguri i vogël, Australi, 1942.

Radio e lëvizshme në një kapelë kashte, e bërë nga një shpikës amerikan, 1931.

Felix Wehrle – një njeri me lëkurë tepër të tendosur, në fillim të viteve 1900

Qentë që tërheqin një slitë gjatë ekspeditës së parë Australiane të Antarktikut, 1911-1914.

John Jacob Astor IV, gruaja e tij 19-vjeçare Madeleine, dhe qeni Kitty u drejtuan për në Titanik, 1912. Ai dhe Kitty nuk mbijetuan. Madeleine mbijetoi dhe më vonë lindi djalin e tyre John Jacob Astor V.

Një fëmijë që merr terapi në diell, 1928.

Hapja e Urës Golden Gate, San Francisko, 1937.

Një fëmijë i jep një fëmije tjetër një lule menjëherë pasi arrijnë në Aushvic, maj 1944. Të gjithë në foto vdiqën brenda disa orësh.

Ali dhe Stallone duke bërë sikur luftojnë gjatë ndarjes së çmimeve Oskar, 1976.

5-vjeçarja, pasi punoi gjithë ditën, ishte e lodhur dhe nuk pranoi të fotografohej. Nëna e saj tha: “Oh, ajo është thjesht e shëmtuar”, Mississippi, 1911.

Radhë për në McDonalds e parë në Moskë, 31 janar 1990.

Duka Kahanamoku, njeriu që popullarizoi surfing nëpër botë, Hawai, 1920.

Share.