50 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga Spitali i Pejës kanë njoftuar në këtë spital janë të shtrirë 220 pacientë me COVID-19, prej tyre 189 janë në oksigjenoterapi.

Ndërsa nëntë të tjera janë në CPAP.

Ndërkohë që të dielën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për vdekjen e 24 qytetarëve që ishin të infektuar me COVID-19. Kurse nga 10.614 testime, 890 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. /TV Malisheva

Share.