Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi për 23 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, duke e çuar numrin në total në 250 të prekur.

Rastet pozitive janë raste kontakti, 18 raste nga komuna Ferizaj (8 Sazli, 3 qytet Ferizaj, 2 Mirash, 1 Varosh, 1 Greme, 1 Talinovc i Muhaxherëve, 1 Neredime dhe 1 Lloshkobare), 2 raste Viti, 1 rast Hani i Elezit, 1 rast Prizren dhe 1 rast Prishtinë.

Po ashtu, sot më 10 prill 2020, janë të shëruar edhe 14 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.

Gjatë ditës së sotme Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR, thotë se janë testuar gjithsej 189 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore./TV Malisheva

Share.