26 qytetarë të Kosovës kanë vdekur shkak i COVID-19 vetëm në 24 orët e fundit.
Ndërsa 1 mijë e 448 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në raportin ditor.
Njoftimi i plotë:
03 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.479 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 882.718 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 298.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 12.558 testime, 1.448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 1.421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120.892.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 26.525.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën! /TV Malisheva