Vazhdon të jetë i lartë numri vdekjeve si shkak i infektimit me koronavirus. I lartë vazhdon të jetë edhe numri i rasteve që po rezultojnë pozitivë me COVID-19 në Kosovë.

Aktualisht në vend janë 27 mijë e 404 raste aktive me COVID-19.

Në të dhënat ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) del që Prishtina sërish prinë me numrin më të lartë të rasteve aktive me koronavirus. Vetëm në Prishtinë shënohen 5 mijë e 131 raste aktive.

Në Komunën e Prizrenit raportohet për 2 mijë e 371 raste aktive, në Pejë janë 1866, Ferizaj 1 mijë e 749, Gjakovë 1 mijë e 712 raste aktive, Gjilan 1 mijë e 377.

Më së paku raste aktive raportohet të ketë në Han të Elezit. Aktualisht në këtë komunë janë 133 raste aktive me COVID-19.

Ndërkohë që të mërkurën IKShPK ka raportuar për 22 raste të vdekjes si shkak i COVID-19, ndërsa nga 14.284 testime, 1.894 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Shkak i rritjes së numrit të sipitalizimeve shumë klinika në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) tashmë janë shndërruar në klinika për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Qeveria e Kosovës ka vendosur masa të reja antiCOIVD-19, të cilat masat kanë hyr në fuqi më 30 gusht.

Në këto masa përfshihet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve, kufizimi i punës së gastronomisë, shtyrja e fillimit të procesit mësimor deri më 13 shtator dhe masa tjera. /TV Malisheva

Share.